Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur mëngjesin e kësaj të premteje në Presidencë për 90 minuta deputetët e Komisionit të Jashtëm, ku kanë biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.

Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.