Një nga plazhet më të bukura dhe më të frekuentuara në Vlorë gjatë stinës së verës, ai i Zvërnecit, sot ka pamje krejt tjetër.

Lumi Vjosa ka shkarkuar gjatë ditëve me shi, sasi të mëdha mbetjesh urbane dhe plastike në ujërat e detit. Dhe dallgët, një pjesë të ndotjes urbane, e kanë rinxjerrë në plazh. 

Peshkatarët thonë se plazhi po kthehet në vend grumbullimi mbeturinash, pasi prurjet nga lumi Vjosë si dhe era e cila fryn nga veri-perëndimi, i grumbullon mbetjet plastike në një gji.

Kjo situatë vijon prej ditësh, ndërsa mbetjet mbulohen nga rëra.