Pas takimit me ministrin e Jashëm grek, Nikos Dendias, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Rama deklaroi se ka rënë dakord me Dendias që së bashku t’i drejtohen instancave ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e detit.

“E kam shumë të qartë që të gjithë i kanë veshët e hapur lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë mes detit. Nuk do ketë pushtim. Më vjen keq që do zhgënjehen patriotët e detit. Mund ta them me kënaqësi sot, se kemi rënë dakord me Greqinë që këtë çështje ta trajtojmë në instanca ndërkombëtare. Do i drejtohemi së bashku drejtësisë ndërkombëtare.”– tha Rama.