Është dhënë sot masa e sigurisë ndaj 4 protestuesve të ndaluar nga policia në 20 shkurt pas protestës së zhvilluar nga opozita përpara kryeministrisë.

Gjykata ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për të katërt protestuesit. Të pranishëm në seancën e sotme ishin dhe deputetët demokratë: Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj dhe Bledjon Nallbati.

Katër të ndaluarit Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis hodhën flakadanë dhe molotov në drejtim të kryeminstrisë.