Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e “detyrim paraqitje” ndaj 6 pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Këta të fundit janë arrestuar për “shpërdorim detyre”, pasi jepnin notën e provimeve në këmbim të parave.

Në burg është lënë vetëm sekseri Gazmend Hodaj.

Gjykata ia ka çuar dosjen në fjalë SPAK-ut.

Kujtojmë se pedagogët bashkë me 59 vjeçarin që luante rolin e ‘ndërmjetësit’ u arrestuan më 2 Nëntor 2024.