Itali, 16 prill 2014 – Arrestohet 20 vjeçari shqiptar për favorizim prostitucioni. Sipas medieve italiane, 20 vjeçari M.A. ka ndihmuar dhe ka shtyrë të punojë si prostitutë të fejuarën e tij polake.  

Arrestimi i tij është bërë në Faenza në kuadër të një aksioni për ndalimin e fenomenit të prostitucionit në autostradën Emilia. Mësohet se i riu e shoqëronte në mënyrë të vazhdueshme 20-vjeçaren polake në vendin e “punës”. Ai ishte i njohur për policinë, pasi kohët e fundit ishte përgjegjës i një plagosjeje serioze dhe një grabitjeje të ndodhur në Riolo Terme. Për këtë ai është dënuar me 11 muaj burg dhe me një gjobë prej 150 euro.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/