Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për vjedhje. Ai detyronte një 15-vjeçar, i cili do të procedohet në gjendje të lirë, të vidhte shishe me pije alkoolike në disa supermarkete, të cilat do t’i shiste.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 27 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur K. V., 15 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i shtetasit N. M., u bë pasi duke përdorur shtetasin e mitur K. V., e ka detyruar të vjedhë në disa supermarkete,  shishe me pije alkoolike, të cilat më pas do i shiste kundrejt fitimit”,- njofton policia.

Ndërkohë në pranga ka përfunduar edhe një 27-vjeçar, i cili u konstatua nga policia teksa po drejtonte kamionin tip “Daf” në gjendje të dehur.