Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një person, i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve.
Sipas policisë, ai është Alvaro Malshi (Lukaj), 34 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Fahri Ramadani” në Shkodër.
Ai ka qenë i dënuar me 5 vite burg për akuzën e prostitucionit. Sipas vendimit, Lukaj ka detyruar dy vajza që të prostituonin, duke i kërcënuar dhe dhunuar ato.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni i koduar “Justice Delayed”
I shpallur në kërkim për “”Shfrytëzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve” ndalohet një shtetas nga Policia.
Më datë 10.03.2017, nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe trafiqeve të paligjshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për vendodhjen e shtetasit në kërkim, me qëllim vendosjen para përgjegjësisë penale, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Justice delayed”
Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Sheshit Isa Boletini, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
* Alvaro Malshi (Lukaj), 34 vjeç lindur dhe banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër.
Ky shtetas u ndalua nga shërbimet Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër, pasi Gjykata Apelit, Mesina/ Itali, me vendim extra, datë 30.07.2015, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim Prostitucioni nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve” parashikuar nga nenet 81 të kodit penal, si dhe ligjit nr 75/1958, seksioni 3 dhe 4 të Kodit Penal Italian.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





