Grupi financiar Deutsche Bank është goditur me një gjobë prej $150 milionë për dështimin në monitorimin e marrëdhënies së tyre me trafikantin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.
Rregullatorët me bazë në New York thanë se banka kishte “dështime të konsiderueshme në rregullacion”, pas procesimit të qindra transaksioneve me financierin hebre të vetëvrarë në burg, sipas autoriteteve.
Mes veprimeve përfshihen pagesa për modele ruse në vlerë $800,000 si dhe tërheqje “të dyshimta” në para të thata.
Deutsche Bank tha se “i vinte keq” për marrëdhënien e saj me Epstein.
Banka tha se kishte nisur të shpenzonte rrreth $1miliardë në trajnimin e stafit të saj për kontrollin dhe zgjerimin e strukturave antikrim, me më shumë se 1500 njerëz të punësuar.
“Ne e pranojmë gabimin tonë për bashkëpunimin me Epstein në 2013 dhe dobësitë në proceset tona, kemi mësuar nga gabimet dhe mangësitë tona”, thanë ata.
Agjencia e New York tha se banka në fjalë ka punuar me Epstein nga 2013 deri në 2018, me transferimin e miliona dollarëve, duke përfshirë rreth $7 milionë në çështje ligjore dhe rreth $2.6 milionë në pagesa për femra si qera banimi, shkollim dhe veprime të tjera.
Gjoba është e para që vendoset kundër një institucioni financiar për lidhje me Epstein, i cili vdiq në burg më 10 gusht.





