Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bën me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në hyrje të qytetit të Fushë-Krujës, por edhe për shkak të ngarkesës së krijuar nga sezoni turistik, lëvizja e mjeteve dhe kryesisht ajo e kamionëve të cilët operojnë në Fushë-Krujë, Krujë dhe në zonat përreth dalja e tyre nuk do të bëhet në kryqëzimin e Luzit, por do të devijohet në rrugën e vjetër Fushë-Krujë – Borizanë – Thumanë.
Ndërsa kamionët që vijnë nga Vora për shkak të ngarkesës të ndjekin aksin rrugor Vorë – Casa Italia – Kamëz- Tapizë -Fushë-Krujë.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar dhe kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët e tjera alternative të vëna në dispozicion deri në përfundim të punimeve.





