Kryebashkiaku në detyrë i Durrësit, Zhyljen Varfaj ka postuar në Facebook një video të dezinfektimit të rrugëve, të shesheve dhe mjediseve publike, vendgrumbullimeve të mbetjeve në qendër dhe në periferi të qytetit.
Varfaj shkruan se në këtë video është vetëm një pjesë nga dezinfektimi i sotëm që çdo ditë e më shumë shtrihet në të gjithë bashkinë e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
POSTIMI I PLOTË
Në këtë video, është vetëm një pjesë nga dezinfektimi i sotëm që çdo ditë e më shumë shtrihet në të gjithë bashkinë e Durrësit.
Larja dhe dezinfektimi i rrugëve, shesheve dhe mjediseve publike, vendgrumbullimeve të mbetjeve jo vetëm në qendër, por edhe në periferi.
Punonjësit e ndërmarrjeve të Pastrimit, Komunales Plazh,të Rrugës dhe Repartit të Zjarrfikësve janë në punë për të siguruar një mjedis sa më të sigurtë e të pastër me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19





