Mëngjesi i sotëm i punës në bashkinë e Durrësit nisi me dezinfektimin e rrugëve dhe kazanëve të mbeturinave!

Kreu në detyrë i bashkisë Zhuljen Varfaj, në një postim të pak minutave më parë në faqen e tij në “Fcaebook”, teksa publikon video nga dezinfektimi i qytetit, bën apel që durrsakët të qëndrojnë shtëpi në këtë periudhë të vështirë të luftës me koronavirusin.

“Nëse secili bën detyrën e tij, lufta kundër COVID-19  bëhet më e lehtë! Ne vazhdojmë punën, ju vazhdoni të qëndroni në shtëpi për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj!”, shkruan Varfaj.