Albin Kurti mori besimin e parlamentit për qeverinë e re pasditen e sotme në Kuvendin e Kosovës. Mes emrave të kabinetit “Kurti 2” është Hajrullah Çeku, i cili do të drejtojë ministrinë e Kulturës.

Në 2017, ai ka qenë zv/ministër i Turizmit dhe Mjedisit në qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Por në tetor të 2018-ës, Çeku dha dorëheqjen nga posti dhe rrjedhimisht nga politika shqiptare.

Hajrulla Çeku në legjislaturën e kaluar të Kuvendit ishte deputet në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa tashmë do të drejtojë Ministrinë e Kulturës.