Artisti Bledar Çakalli, i ka shtuar veprave të tij në mbikalimet e qyteteve shqiptare një tjetër murale.

Ndalesa e radhës e artistit nga Durrësi, është një nga mbikalimet në qytetin e Kavajës ku ai ka portretizuar dëshmorin që u vra në luftën për çlirimin e Kosovës, Indrit Carën (Ushtar Kavaja).

Në një postim në rrjetet sociale, Çakalli rrëfen se iniciativa për të portretizuar të riun që dha jetën për çlirimin e Kosovës, ishte personale. Ndërkohë që ka gjetur mbështetjen e bashkëpuntorëve të tij.

Indrit Cara

Indrit Cara ra në fushëbetejë duke luftuar kundër forcave genocide serbe të Sllobodan Millosheviç, më 31 mars 1999.

Ish-ushtaraku 22-vjecar nga Kavaja, i shkollës “Skënderbej” në Tiranë, ishte ai që nuk duroi dot shtypjen dhe dhunën ndaj vëllezërve shqiptarë në Kosovë, prandaj la ëndrrën e emigracionit e nga Anglia erdhi në Shqipëri, kaloi kufirin dhe iu bashkua luftëtarëve të lirisë të UÇK, me të cilët dha jetën.

Indrit Cara lindi qytetin e Kavajës më 11 korrik të vitit 1971.

Ai kreu ish shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej” ne Tiranë dhe e mbaroi atë me rezultate të shkëlqyera me 30 qershor 1989. Ai jetonte ne Londer kur në vitin 1999 kur pas ilustrimit të dhunës ushtarake serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, ai bashkë me disa aktivistë të tjerë kosovarë, morën rrugën për t’u bashkuar me përpjekjen e lirisë.

Në mars 1999 në fshatin Pecan të komunës së Suharekës në Gallush, ai vihet në ballë të fronit ndërsa serbët gjuanin pa pushim me altileri të rëndë. Aty ra heroikisht shqiptari kavajas Indrit Cara, për mos tu harruar kurrë nga mendjet e Kosovës dhe Shqipërisë.