Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare, inxhinieri Pëllumb Topçiu.
Me punën e tij, Topçiu ka patur një kontribut të vyer për qytetin e Durrësit, ku dhe banonte prej shumë vitesh bashkë me familjen.
Ai lindi në Korçë ndërsa studimet i mbaroi në Universitetin e Tiranës.
Topçiu ka punuar në ndërtimin e hekurudhës Fier-Vlorë e më pas në rikonstruksionin e rrugëve dhe ndërtimin e shkollave, me përkushtimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin që e karakterizonte.
Do t’i mungojë shumë familjes dhe kolegëve për urtësinë, kujtimi dhe shpirtmirësia e të cilit do të mbetet e përjetshme për të gjithë ata që e njohën.