Një dhelpër është gjetur e varur në koshin e mbeturinave në një rrugë të ishullit Evia në Greqi.

Kafsha e ngordhur u gjet nga banorë të zonës, të cilët nuk mund të besonin këtë sjellje ç'njerëzore.

Ata e liruan dhelprën e pafat nga teli me të cilin ishte varur dhe e groposën në një fushë ngjitur.