Durrës, 1 maj 2015 –Një dhëndër durrsak ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vjehrrën e tij nga Tirana.
Duke u nisur nga veprimet e 26-vjeçarit dhe nga padia që ka kryer vjehrra në drejtim të tij, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë së Durrësit plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj shtetases A.K. 54 vjeçe.
Mësohet se dhëndri durrsak që ka dhunuar nënën e nuses është shtetasi me iniciale A.Gj., 26 vjeç.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/