6dhjetor 2015– Ka përfunduar gara e gjatë e zgjedhjes së kreut të FRPD-së pas një turi disa javor. Belind Këlliçi u zgjodh me shumicë votash kryetari i të rinjve demokratë. Ai mori 700 vota më tepër se Ervin Salianji.

Gara u mbyll në Tiranë, ku votuan 10 mijë anëtarë. Këlliçi është diskutuar nga mediat rozë për lidhjen e tij me vajzën e dy socialistëve, Artan Shkreli e Ledi Shamku.

/portali DurrësLajm/