U hakmor me tradhëtinë e nuses ditën e martesës dhe publikisht para dasmorëve.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kinë.

Një dhëndër ka vendosur që të turpërojë nusen në ditën e tyre të dasmës. Teksa të gjithë po festonin, ai ka publikuar një video ku partnerja e tij shfaqet duke e tradhtuar me kunatin.

Video në fjalë është realizuar në vitin 2019, por është bërë shumë virale së fundmi në “TikTok”. Imazhet kanë shkaktuar bujë të madhe në internet.

Më pas, shihet nusja duke i hedhur buqetën me lule, por mënyra se si është hakmarrë dhëndri ka shkaktuar reagime në rrjet.

Shumë përdorues ishin në anën e dhëndrit duke thënë se nusja mori atë që meritonte, ndërsa të tjerë theksonin se ai thjesht dukej të kishte anuluar martesën.

Ju si mendoni?