Tiranë, 4 maj 2014 – Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha, përfshihet në politikën aktive.

Siç njofton “Gazeta Shqiptare”, Jamarbër Malltezi, është një nga rreth 40 koordinatorët e Partisë Demokratike që do të monitorojnë procesin e regjistrit të ri të anëtarëve demokratë për kryeqytetin si dhe do organizojnë zgjedhjet në grup seksionet.

Të njëjtat burime saktësojnë se Malltezi është ngarkuar si koordinator i PD-së për njësinë bashkiake Nr.8 në Tiranë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/