Nga Nebil Çika

14 dhjetor 2014 –   Duket që qeverisë nuk i ka pëlqyer zgjedhja  e Jamarbër Mlaltezit  dhëndrit të ish kryeministrit Berisha në  kryesine e PD . Dje PS iu  përgjigj akuzave të tij për korrupsion, ne cilësinë e drejtorit te një prej departamenteve ne PD , jo me argumente  por me akuza e fyerje për familjen e tij  një praktike e njohur e historike kjo e të majtës shqiptare. E vetmja akuze  e PS për z. Maltezi  ishte   fakti se ai ishte dhëndëri i Berishës dhe burri i Argitës një logjike sa qesharake edhe kriminale rrjedhë e trashëgimisë ideologjike e gjenetike  e politikes te luftës se klasave. Me pak fjale qeveria e shau dje Abin “nga vjehrri”, në mungese të argumenteve apo një akuze personale ndaj tij . Por sikur të mos mjaftonte kjo ose më mire te themi për ti vene vulën, Rama ia kishte ngarkuar këtë detyrë  Besnik Baros , deputet i PS , djali i një prej   figurave ne te zeza te diktaturës komuniste dhe Sigurimit të Shtetit , ish drejtori i përgjithshëm i Kampeve dhe Burgjeve  të Shqipërisë , Shate Baro . Rama mund të caktonte këdo tjetër  për ta share nga vjehrri z. Malltezi,  përveç djalit të Shatës dhe veten sigurisht.  Por ai  kur vjen puna tek origjina, etërit   gjenetik , e gjen veten me shume se kushdo ne PS  tek djali i shtesat shefit te madh të  Burgjeve dhe Kampeve  politike me kriminal ne Evropën ish komuniste.

Mund te ketë pasur shume shqiptare te tere qe e kane paragjykuar e nuk u ka pëlqyer  zgjedhjen e   dhëndrit  te Berishës ne  krye te një departamenti  ne PD  por në se karrierat do te përcaktohen nga biografitë familjare  jam i bindur se shumica do te zgjidhnin  një mije here me ,mire dhëndrin e Sali Berishës se sa  djalin e Shate Baros . Me sa  di z. Maltezi nuk i është përgjigjur akuzave  dhe ka bere mire pasi me  nxjerrjen e Besnik Baros , Rama ka bërë një bumerang te qarte politik e mediatik.

Shkrimtari  më njohur i realizmit socialist I. Kadare shkruan diku se “ problemi i sotëm i Shqipërisë  është përplasja midis djemve me eter te inkriminuar dhe atyre me eter normal e për me tepër  te famshëm “. Mendoje se kjo “profeci” është e plotësuar me se miri ne rasatin e sulmit te Baros ndaj Malltezit me  “gabimin”  e vetëm se këtij te dytit ,jo për faj të tij i llogarisin vjehrrin, jo te atin.

    Fajin e ka Saliu

Në se ka moment ku akuza absurde e Ramës kur ishte ne opozitë fajin e ka Saliu ka kuptim ane tipologjinë e rastit konkret të  sulmit ndaj tij e për shkak te tij , nga  djemtë  e  Shate Baros dhe  Kristaq Ramës  dy eksponentë  te njohur të krimit komunist ne vend .  Jozefina Topalli ka thënë e bërë shumë budallallëqe  ne karrierën  e sajë politikë  por i ka renë në të me shume se kushdo tjetër , kur i tha Garmoz Rucit se “fajin e kishte Sali Berisha qe  nuk u “futi plumb ballit, kur dogjët Shqipërinë ne vitin 1997”. Ja para  fajin  e ka vërtetë Saliu , jo  per ate që e akuzon  Rama por që i la, u krijoi mundësi djemtë e vrasësve të jenë sot ne politikë e pushtet madje edhe  ta kërcënojnë  akuzojnë e shajnë sot me libër shtëpie .  Shume pak shqiptarë sot  e dine kush është Shate Baro dhe çfarë ka bërë ai në kohën e diktaturës . Sigurisht qe i biri e di , edhe  Sali Berisha. Ne emisionin tim “Rrno për me tregue” ne Shijak TV ehte personi ndoshta  me përfoluri  si autor i krimeve nga viktimat e krimit komunist , shumë shpesh me përmendin edhe te birin, Besnikun si prove e trashëgimisë  se pushtetit komunist , për të cilin akuzojnë Saliun , Dhe vërtet  nuk ka faj më të madh te Berishës  se  dështimi ne dekumunistizimin  e vendit dhe  ndëshkimi i krimit komunist. Në se  do ishin zbardhur krimet e komunizmit  dhe populli do dinte zyrtarisht se çfarë ka bërë Shatja ne kohen e komunizmit Besniku kishte pak apo aspak shanse te ishte e politik e për me tepër do te guxonte të shante Abin nga vjehrri. Po  vjehërri  i mbylli vete ato gjera  dhe  tani djemtë  e Shates, Kristaqit , Sulejmanit  e te tjerëve autore te krimeve te komunizmit , ligjërojnë nga tribunat e pushtetit.

Por ne rastin Malltezi, përgjegjësia  familjare është pak me e gjerë. Për të gjithë ata që nuk e dinë i ati i Jamarbërit është  Luan Malltezi , historian i njohur dhe  ish-drejtor i Muzeut Historik Kombëtar ne tete vitet e pushtetit të PD-së. Zoti  Maltezi  si drejtor muzeu i ngushtoi shumë hapësirat  e krimeve te komunizmit ne ketë institucion , megjithëse atje ka një pavijon te këtyre krimeve komuniste , dhe një harte te kampeve e burgjeve por ne asnjë vend nuk thuhet qe drejtor i përgjithshëm i tyre ka qenë Shate Baro. Po ta kishte bërë këtë  i biri i atij nuk do te  guxonte te shante , qoftë edhe nga vjehrri,  djalin e tij .

 Nuk e di ne isha i qartë apo jo, por  se shumica e shqiptarëve  do te zgjidhnin dhëndrin e Berishës  përballë djalit të Baros ne se zgjedhjet do të përcaktoheshin nga ky këndvështrim biografik  me te cilën  PS  iu përgjigj  një prej drejtuesve te rinj te opozitës , njëherazi  edhe dhëndër i ish kryeministrit ! Por siç thash shumica e tyre njohin  e kane një mendim për Berishën por nuk dine sagje për Shaten dhe  baballarët te tjerë te inkriminuar te PS-së. Pikërisht kjo mungesë informacioni, kryesisht  për faj te Berishës , përben sot përparësinë  e tyre ne raport me publikun . Me vjen keq për Abin , por Sali Berisha dhe Luan Malltezi me sa duket  ja kanë bërë vete vetes. Banorët e bregdetit kanë një proverb për këtë: Çfarë bën në det ,  e gjen në kripë !      

/gazeta Minerva/