Presidenti i SHBA-asë Donald Trump ka dënuar dhe një herë “mashtrimet” e mediave ndaj dhëndrit të tij Jared Kusher.

Trump ka reaguar zyrtarisht ndaj akuzave, në një kohë kur shtypi amerikan ka bërë zbulime të reja për kontaktet mes dhëndrit të tij, Jared Kushner dhe Rusisë në muajin dhjetor.

 “Mendoj se shumë nga rrjedhjet e informacionit janë gënjeshtra të prodhuara nga media “Fake News” (lajme të rreme)”, shkroi Donald Trump në “Twitter”.

“Çdo herë që media përmend burime anonime, është shumë e mundur që këto burime nuk ekzistojnë, por janë shpikur nga gazetarët ‘fake news’”, shtoi ai.