Aktori i njohur turk dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Tolgahan Sayisman shumë shpejt do të vijë në Tiranë. Mësohet se Tolga do të shoqërojë bashkëshorten e tij, Almeda Abazin, në natën finale të "Dancing with the stars".

Sipas "Iconstyle.al", Tolgahani do të vijë në Tiranë në muajin maj, ku do të jetë i ftuar special në natën finale të "DWTS" dhe do të mbajë për një natë rolin e anëtarit të jurisë..

Tashmë ardhja e aktorit të njohur turk është zyrtare dhe ai e ka konfirmuar edhe për revistën turke "Ennmagazinn".

"Tolgahan Saisman do të jetë mysafir për gruan e tij. Tolgahan, i cili u deklaruar "si dhëndri ideal" në qytetin e lindjes së Almedës, tha se do të merrte pjesë në edicionin përfundimtar, në një natë speciale. Ai tha se ka marrë shumë oferta për show dhe spektakle të tjera," shkruhet në revistën turke.

"Po i lexoj skenarët e ardhshëm. Nuk kam asnjë gjë fikse akoma, por nuk po nxitohem," mësohet të ketë thënë Tolgahan për revistën "Ennmagazinn".