Në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri Berisha tha se SPAK komandohet nga Edi Rama dhe se prokurorët po përdoren si hanxhar të kryeministrit.
Ndërsa një nga gazetarët iu drejtua me pyetjen, nëse sipas kësaj logjike, edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, u lirua sot me urdhër nga Edi Rama?
“Dhëndri im ishte i burgosur politik. Nuk është e vërtetë që ka dhënë apo nuk ka dhënë urdhër. Ajo do shkonte menjëherë në Strasburg. Ai u la arrest shtëpie. Ai nuk ka asnjë, zero… ata vetë nuk e kanë fajësuar. Pas tre vitesh hetimi nuk kanë arritur të gjejnë një fakt për të ngritur padi ndaj tij, por e kanë marrë nën hetim. Ajo çështje do zgjidhet në Strasburg”, tha Berisha.