SHBA, 4 shtator 2014 – Një dhëndër i ri në Pensilvani kaloi natën e parë të martesës, pasi ngacmoi kamarieren gjatë ceremonisë së dasmës së tij.

Mark Williams, 33-vjeç, dëshironte të pinte një pije alkoolike me  kamarieren 19-vjeçare, madje edhe ka guxuar t'i prekë gjoksin, por vajza menjëherë ka lajmëruar të dashurin, i cili sapo ka mbërritur është përplasur fizikisht me dhëndrin duke shokuar dasmorët, e veçanërisht nusen, Edyta.

Menjëherë policia ka mbërritur duke arrestuar të dashurin e kamarieres si dhe dhëndrin, i cili e kaloi natën e parë të martesës në burg.

Mesa duhet ai ishte aq i pirë sa nuk mbante mend asgjë nga incidenti me kamarieren, madje i kërkoi publikisht të falur bashkëshortes për të cilën me siguri që nuk ishte dasma e ëndrrave të saj.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/