Kenia, 5 shtator 2014 – A e keni menduar ndonjëherë që në dasmën tuaj të mos shkoni me kostumin tradicional të dhëndrit por me uniformën e skuadrës suaj të zemrës?

Nëse ju nuk e keni bërë, mos mendoni se askush nuk e bën.

Një tifoz i Manchester United, në Kenia, u paraqit në dasmën e tij me fanellën e klubit nga "Old Trafford".

Gjithçka në dasmë ishte e lidhur me "Djajtë e Kuq", por në bazë të fotove të publikuara në rrjetin social Twitter, kjo gjë duket se nuk i la shije të mirë nuses.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/