Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një familje tek Kthesa e Kamzës këtë të mërkurë.
Paraprakisht dyshohet se autori, i cili është shpallur në kërkim, ka hyrë brenda banesës dhe ka qëlluar me breshëri ndaj pjestarëve të familjes.
Deri më tani raportohen se ka të paktën dy të vdekur dhe tre të plagosur.





