Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës. Raportohet se dhëndri ka masakruar me thikë vjehrrin e tij pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Krimi ka ndodhur rreth orësh 21:30 në rrugën Ali Vitia, ku Edon Bujupi dyshohet se qëlloi me thikë vjehrrin, 52-vjeçarin, Ali Kosova.

Ky i fundit u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Edon Bujupi është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

“Rr. Ali Vitia, Prishtinë  29.11.2023 – 21:30.  Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.