KUCOVE– Pas vrasjes makabre të vjehrrës në Peshkopi, një tjetër ngjarje e rëndë pason në Kucovë.
Dhëndrri ka vrarë sot vjehrrin dhe vjehrren, ne lagjen ‘1 Maji” të qytetit. E plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur bashkeshortja e autorit.
Policia bën të ditur se rreth orës 08:45 minuta, shtetasi Riza Latifi ka qëlluar me armë zjarri për vdekje vjehrrin e tij Rexhep Muço, 68 vjeç, ndërsa me pas ka perdorut nje thike dhe ka plagosur vjehrrën Vasilika Muço 66 vjec dhe bashkëshorten e tij, Engjëllushe Latifi.
Pas krimit, autori është larguar, ndërsa policia është vënë në kërkim të tij.
2 ore nga ngjarja e rende humb jeten ne spital dhe vjehrra, Vasilika Muco.
66-vjecarja nuk mundi tu mbijetoje plageve te marra ne trup, ndersa ne gjendje te rende ne spital ndodhet vajza e saj, Engjellushja.
Paraprakisht mësohet se bashkëshortja Engjëllueshe Latifi kishte kërkuar divorcin nga Riza Latifi dhe prej ditësh ishte larguar nga vatra bashkëshortore dhe jetonte me prindërit në lagjen “1 Maji”.
Policia në vendngjarje po heton rrethanat e krimi.





