Tre të vdekur është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Tiranës. Dhëndri i familjes ka vrarë me armë zjarri vjehrrën dhe vjehrrin, dhe pas krimit ai është vetëvrarë, i cili u gjet poshtë ballkonit të banesës së vikimave.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në zonën e Astirit, ndërsa policia ka zbardhur edhe identitetet e viktimave në një njoftim paraprak shpërndarë për mediet.

Viktimat janë: shtetasit Bujar Mata, 63 vjeç; Xhevrije Mata, 52 vjeçe dhe shtetasi Majlind Lala.

Informacion paraprak: Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe. Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”.