Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për rikonstruksionin e zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës, e dhënien e saj me konçension kanë ardhur edhe reagimet e para nga shoqëria civile në Durrës.   

Përfaqësues të tre organizatave joqeveritare dhe të studentëve të universitetit “Aleksandër Moisiu”, kanë protestuar ditën e sotme pranë autostradës Tiranë- Durrës, duke kundërshtuar dhënien me konçension të kësaj autostrade. Të rinjtë kanë deklaruar se janë kundër dhënies me konçension të autostradës për shkak se ky vendim do të rriste koston e transportit të të gjithë përdoruesve të rrugës pa përjashtim.

“Qeveria e ndërtoi këtë rrugë, jua mori një herë paratë shqiptarëve, tani për herë të dytë është abuzim i hapur.

Dhënia me konçension do të rrisë çmimin e biletës për të gjthë përdoruesit e për studentët që udhëtojnë në dy qytetet Tiranë- Durrës çdo ditë”.

“Të mos lejojmë që ky vendim të miratohet“ është apeli i të rinjve.  

K.H.