Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ka vendosur që sezonin e ri televiziv ta nisë me një ndryshim në look, e duket se ka mbetur mjaft e kënaqur.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, një foto ku zbulon se ka shkurtuar dhe lyer flokët si dhe ka bërë baluke.

“Kush është ajo vajza? Kur s’njeh veten”, shkruan Aulona krahas fotos që ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente. Shumë fansa e kanë komplimentuar atë për pamjen e re, duke i thënë se kësaj radhe ka bërë zgjedhjen e duhur.

Por një ndjekëse e saj duket se nuk mendon kështu, e madje e ka ofenduar moderatoren nëpërmjet komentit të saj. “Dhia Kols ka prerje ma të bukur”, i shkruan ajo duke e shoqëruar komentin me disa emoji që qeshin.

Ky shkrim nuk ka kaluar pa u lexuar nga Musta, e cila ke vendosur që t’i kthejë përgjigje ndjekëses. “zemra vogel, keshtu eshte kur kalon gjithe diten duke kullotur dhite dhe mjel lopen, vetem ato te dyja njeh, e ke te ngushte rrethin e miqesise,”, ia kthen Aulona ironikisht.