Ndarja në mënyrë tragjike nga jeta e 17-vjeçarit nga Durrësi, Florian Pupuleku, ka tronditur thellë përveç familjes së tij, edhe stafin mësimor së bashku me shokët dhe miqtë e tij.
Profili zyrtar në rrjetet sociale të Shkollës Teknologjike “Hysen Çela”, nxënës i së cilës ishte Floriani, është mbushur me mesazhe të shumta ngushëllimi dhe dhimbjeje për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit të talentuar dhe senatorit të klasës XII-U1.
Njëra nga mësueset e tij shpreh dhimbjen e thellë që ndjen sapo mori vesh lajmin e trishtë, ndërkohë që për shokët e klasës dhe miqtë e 17-vjeçarit, ky lajm është ende i pabesueshëm dhe shumë prej tyre mezi gjejnë fjalët të shprehin dhimbjen e thellë që ndjejnë.
“Ngushellime familjes .Dhimbje e madhe per familjen per shoket per te gjithe ne mesuesit e tu qe te patem mes nesh.Do te na mungosh shume. Qofsh i xhenetit Florian”
“Ngushellime Familjes do jete i pa haruar ne zemrat tona”
“Nuk ka fjale… nuk flas dot.. o ZOT”, janë disa nga komentet e bëra në rrjetet sociale.






