7 shtator 2014 –  Shkaqet organike të dhimbjeve në gjoks mund të jenë shumë serioze dhe më pak serioze.

– Shkaqe serioze janë sëmundjet akute. Më shpesh bëhet fjalë për sulm në zemër, emboli pulmonare dhe e ashtuquajtura aneurizmë disekante e aortës. Këto janë gjendje për të cilat duhet sa më shpejt të përcaktohet diagnoza dhe të fillojë mjekimi i menjëhershëm. Nëse kjo nuk bëhet, mund të vijë deri në vdekjen e menjëhershme të pacientit. Ka edhe gjendje tjera, më pak serioze.

– Janë dhimbje të shkaktuara nga ngushtimi i enëve të gjakut që ushqejnë zemrën, për këtë shkak paraqitet angina pectoris. Nëse edhe këtu nuk përcaktohet diagnoza e saktë, ekziston rreziku i shfaqjes së sulmit në zemër (infarktit).

Nga shkaqet që lidhen me zemër, janë edhe ekzistenca e shtimit të cipës së zemrës (pleura, perikardit), pastaj vuajtja e menjëhershme e sëmundjes së muskujve të zemrës dhe cipës së zemrës (pleura). Të tëra këto duhet të mjekohen.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/