Nga Bujar Qesja
Sapo mesova lajmin e ndarjes nga jeta, te nje miku te vjeter te sportit e te punes, Astrit Kasmi. Ajo qe e ka bere te njohur kete njeri, mbetet angazhimi aktiv me volejbollin e arte shijakas, te atij Erzeni te vrullshem, ku ne ditet me te mira te tij ia kalonte edhe dallgezimit te Adriatikut.
Astriti eshte nje emer i njohur ne boten e sportit. Njeri i thjeshte, shume modest, pse jo edhe fatkeq. Para disa vitesh i vdes e shoqja, duke e lene ne nje pikellim te madh. Megjithese me femije, por larg ne dhe te huaj, Astriti i mbylli syte i vetem, brenda sentimenteve, dhimbjeve dhe fatalitetit qe i solli fundi i jetes.
Sportist cilesor i volejbollit te Erzenit, ne nje perpjekje te jashtezakonshme, per te ngjallur traditat e shkelqyera te rrjetes se ketij qyteti te vogel por magjik, ai luajti krahas te mirnjohurve te volejbollit shijakas Agron Duka, Hysen Xhani, Hasan Guabardhi, Artur Gjata, Mond Jazexhiu, Agim Doraci, Agim Shales etj., nen drejtimin e trajnerit simbol Lulezim Alite.
Vite te hershme u aktivizua edhe me Dajtin, e te mirnjohurit Hazbi Kotoni. Astrit Kasmi ishte edhe nje specialist dhe profesionist i zoti edhe ne fushen e veterinarise dhe zooteknise, pasi ate dege mbaroi ne Institutin e larte bujqesor.
Per here te fundit Astrit Kasmin e kam takuar me 15 gusht 2018, ne Kantinen e famshme Duka, ku Agron Duka, miku im i perjetshem, shtroi nje dreke per 67 vjetorin e ditelindjes time. Ai ndodhet i ulur ne gjunje, i pari nga e majta.
Kemi detyre ti bejme kete homazh ketij njeriu te mire, volejbollisti te çquar te Erzenit dhe Teutes, ketij modesti kokeulur, por me nje produktivitet per te theksuar.
Lamtumire mik! Dheu i lehte!





