Një studente infermierie e cila kishte dhimbje të tmerrshme koke, zbuloi se në fakt, pas tyre fshihej një sëmundje e rrallë në tru, që gati sa nuk i kushtoi asaj shikimin e jetën.

Jess Boxley duroi për kohë të gjatë migrenën duke menduar se e kishte nga një rrymë e ftohtë në dhomën e saj të gjumit dhe për shkak të trajnimit si infermiere, ajo e dinte se ishte e mundur që të vuaje nga ajo që njihet si “dhimbje koke e stimuluar nga ftohti”.

22 – vjeçarja merrte paracetamol, por nisi të kishte marrje mendsh, të vjella dhimbje të syve dhe në fund humbje të shikimit.

Jess nga Tipton, Angli, nuk ia kishte idenë se në fakt vuante nga Intracranial Hypertension (IH), që i shkaktonte asaj mbledhjen e lëngjeve të tepruara rreth e rrotull trurit.

E pa trajtuar, kjo gjendje, që mund të prekë femrat në të 20 -at dhe 30 -at e tyre, mund të shkaktojë humbje të përhershme të shikimit, te 1 në 5 nga 20 persona që vuajnë.

Gjendja e saj u përkeqësua kur dhimbja nisi të përhapej nga pjesa e kokës në qafë. Ajo vendosi të bëjë një vizitë tek okulisti, i cili teksa bënte teste rutinë zbuloi një pikë të zezë në sy. E reja u dërgua me urgjencë në spital ku pas skanerit, mjekët i hoqën sasinë e lëngjeve nga truri duke e çliruar nga presioni.

Sipas neurologëve, ajo kishte Intracranial Hypertension (IH) që mund të shfaqet papritur si pasojë e një plagë të rëndë në kokë, tumorit në tru etj.

Në rastin e Jess mjekët nuk arritën të përcaktonin një shkak specifik.

E reja u mbajt në vëzhgim në spital për një javë dhe më pas ndërhyrja u deklarua e suksesshme.