Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara.
Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike.
Rrjedhimisht trajtimi i tyre është i ndryshëm.
Deri më tani, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët kanë identifikuar 150 lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, por më të përhapurat janë:
Dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit
Këto janë dhimbjet më të përhapura të kokës që prekin të rinjtë dhe të rriturit.
Dhimbja është e moderuar dhe ikën e vjen pa simptoma të veçanta.
Migrena
Dhimbjet e kokës janë të forta dhe thumbuese.
Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se ato mund të zgjasin nga 4 orë deri në 3 ditë dhe përsëriten një deri në katër herë në muaj.
Migrena shoqërohet me ndjeshmëri të lartë ndaj dritës, zhurmës dhe aromave, të përziera, të vjella, mungesë oreksi dhe dhimbje barku.
Nëse një fëmijë vuan nga migrena ai ose ajo mund të përballet me marramendje, shikim të turbullt, temperaturë dhe dhimbje barku.
Dhimbjet e përsëritura
Këto dhimbje manifestohen rreth zonës së syve ose pas kokës dhe janë konstante.
Dhimbja është aq e fortë sa njeriu nuk gjen dot qetësi.
Në shumë raste, njerëzit që vuajnë nga kjo dhimbje nuk qëndrojnë dot ulur as shtrirë.
Në rast se dhimbja është tek zona e syve, sytë skuqen, lotojnë dhe bebja e syrit zvogëlohet.
Flegra e hundës në atë zonë të dhimbjes zmadhohet dhe rrjedh.
Këto dhimbje zakonisht ndodhin një deri në tre herë në ditë dhe mund të zgjasin nga 2 javë deri në 3 muaj.
Secila prej dhimbjeve zgjat nga 15 minuta deri në 3 orë, madje mund ta zgjojë pacientin nga gjumi.
Dhimbjet e kokës si pasojë e sinozitit
Këto dhimbje shfaqen tek mollëzat, balli ose mes syve.
Dhimbjet shfaqen si pasojë e inflamacionit dhe sinozitit.
Dhimbjet hormonale
Dhimbjet e kokës si pasojë e hormoneve prekin zakonisht gratë gjatë ciklit, shtatzanisë ose menopauzës.
Ndryshimet hormonale si pasojë e kontraceptivëve janë gjithashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës.
Çfarë ndodh në organizëm kur dhemb koka?
Truri është organi që të tregon kur pjesë të tjera të trupit dhembin, por vetë ai nuk arrin të ndiejë dhembje.
Dhimbja shkaktohet nga një mori sinjalesh mes trurit, nervave dhe enëve të gjakut.
Disa nerva në enët e gjakut dhe muskujt e kokës ndizen dhe i dërgojnë trurit sinjalet e dhimbjes.
Dhimbjet e kokës mund të jenë simptoma shoqëruese të disa sëmundjeve siç janë infeksionet, stresi emocional, depresioni, mungesa e ushqimit, gjumit, medikamentet e tepërta, duhani, alergjitë e të tjerë.
Migrena nga ana tjetër është diçka gjenetike që trashëgohet nga brezi në brez, tregojnë studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org.
Nëse të dy prindërit vuajnë nga migrena, atëherë fëmijët janë 70% të predispozuar të kenë të njëjtin problem.
Shkaqet e migrenës janë akoma të panjohura, por një teori mjekësore thotë se migrena ka të bëjë me një aktivitet jo të zakonshëm të trurit që shkakton ndryshime në enët e gjakut në tru.
Në secilën prej rasteve AgroWeb.org ju sugjeron të konsultoheni me mjekun, veçanërisht kur dhimbjen bëhen të shpeshta. /AgroWeb.org