Britani, 14 prill 2014 – Dhimbjet gjatë ciklit menstrual janë një problem i zakonshëm për shumë femra dhe shkaktojnë parehati, përzierje dhe të vjella. Kërkimet e fundit tregojnë se ato mund t’i bëjnë femrat më pak inteligjente. Kërkuesit britanikë kanë zbuluar se dhimbja ul performancën kognitive (mendore). 

Shkencëtarët në Universitetin e Bathit gjetën se femrat që kanë dhimbje gjatë ciklit performonin më dobët në detyra kompjuterike, për shkak të problemeve me vëmendjen. 

Dhimbja gjatë ciklit, e njohur si dismenorrhea, është një problem që prek më tepër se 40% të grave. Simptomat mund të përfshijnë dhimbjen, të përzierat dhe ngërçet dhe raportohen si të ashpra nga më tepër se 15% të grave. 

/agjencia e lajmeve ”Dyrrah”/