Kur lexon për dhjamin në trup, menjëherë të vjen ndërmend mbipesha, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të tjera kronike.
Shëndoshja e trupit vjen me shpërndarjen proporcionale ose jo të dhjamit.
Ka njerëz që kur shëndoshen, ndryshojnë në çdo zonë të trupit dhe ka të tjerë që vënë dhjamë vetëm në një zonë të caktuar të tij.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për llojet e dhjamit që akumulohen në trupin e njeriut.
Dhjamosja E Të Gjithë Trupit
Një gjë e tillë ndodh kur njeriu konsumon më shumë ushqim se sasia e kalorive të djegura.
Mënyra më e mirë për të eliminuar dhjamin e tepërt është të kryeni ushtrime aerobie ose të ecni sa më shumë dhe të mos hani më ëmbëlsira.
Mundohuni të pini sa më shumë ujë me limon, nëse nuk keni probleme me aciditetin e stomakut.
Dhjamë Në Pjesën E Poshtme Të Barkut
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një shëndoshje e tillë zakonisht ndodh si pasojë e stresit, depresionit dhe ankthit.
Të treja këto probleme shkaktojnë akumulim të tepërt të yndyrës në këtë zonë të trupit.
Për pasojë, ju duhet të përpiqeni të jini më të qetë që trupi të mos prodhojë hormonin e stresit, kortizolin që shkakton akumulim të yndyrës në trup.
Ushtrimet e frymëmarrjes dhe pirja çdo ditë e çajit jeshil është një mënyrë e mirë për t’u qetësuar.
Po ashtu edhe ujë me limon.
Dhjamë Në Pjesën E Poshtme Të Trupit
Shëndoshja në pjesën e poshtme të trupit, kryesisht në pjesën e kofshëve vjen nga konsumi i tepërt i glutenit në ushqimet që hani çdo ditë.
Për tu dobësuar në këtë zonë, AgroWeb.org rekomandon të zgjidhni ushqime pa gluten, të ngjisni më shumë shkallë dhe të kryeni aktivitet intensiv fizik për këtë zonë të trupit.
Barku i Fryrë
Fryrja e barkut nga dhjami vjen kryesisht si pasojë e alkolit. Për të zgjidhur këtë problem, duhet të pakësoni sasinë e tij dhe të hani më pak.
Shëndoshja Nga Ijet E Poshtë
Akumulimi i yndyrës në këtë zonë të trupit kryesisht ndodh tek gratë që janë shtatzënë.
Ato duhet të pakësojnë sasinë e ushqimeve që kanë shumë kripë dhe të lëvizin më shpesh.
Për më tepër, ato nuk duhet të qëndrojnë pa lëvizur për më shumë se 30 minuta.
Shëndoshja E Belit Dhe Shpinës
Akumulimi i dhjamit në këtë zonë ndodh si pasojë e mungesës së lëvizjes.
Sigurohuni që të kryeni aktivitet fizik, të flini mjaftueshëm dhe të konsumoni më shumë fibër.
Ajo që duhet të mbani mend është se pavarësisht vendndodhjes së dhjamit, ju duhet të lëvizni sa më shumë dhe të ushqeheni shëndetshëm./AgroWeb.org