Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Fushë Kuqen këtë të hënë, ndërsa kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinajt.
Ata kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kontroll në funksion të dosjes hetimore “Plumbi i artë”.
Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Zhdukja e bosit të lojërave të fatit ndodhi pas dëshmisë së bujshme të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK.
Arrestimi i vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani nxori në dritë kërcënime serioze që i kanoseshin Indrit Dokles, ish-anëtar i bandës së Durrësit. Sipas Dumanit, Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro nëse ai do të eliminonte Indrit Doklen.