Një grup i madh prej dhjetëra studentësh kanë braktisur takimin e kryeministrit Rama duke i thënë: "Nuk kemi ç'të bisedojmë, plotëso 8 pikat pastaj flasim".

Në takimin e Universitetit të Vlorës njeri prej tyre, student i ekselencës, i ka drejtuar një pyetje "retorike" siç e quajti ai, kreut të qeverisë dhe i ka bërë të ditur se do të largohet nga salla.

Rama ka tentuar ta ndalojë, duke i thënë se duhet të presë edhe përgjigjen, por të rinjtë i kanë kthyer shpinën dhe kanë nsiur të dalin nga takimi në masë.

Në këtë moment, Rama është dorëzuar para të rinjve dhe i ka bërë thirrje pjesës tjetër: Ok, kush do të dalë, të largohet. Dhe ka pritur në heshtje duke parë boshatisjen e sallën nga pjesa më e madhe e studentëve.