SRI LANKA – Numri i të vdekurve, si rezultat i përmbytjes së madhe dhe rrëshqitjes së dheut, në Sri Lanka arriti deri në 42. Shumë njerëz konsiderohen të zhdukur.

Pothuajse që prej një jave në Sri Lanka nuk po pushojnë shirat e rrëmbyer, duke i detyruar banorët të largohen nga shtëpitë gjysmë të shkatërruara për t'i shpëtuar fatkeqësisë natyrore në vende të sigurta. Më shumë se 10 mijë vetë humbën çatinë mbi kokë. Bashkëpunëtorëve të shërbimeve të shpëtimit u erdhi në ndihmë ushtria për t’i ndihmuar banorët të evakuoheshin.