Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua sot për hakmarrje pas sulmit me raketa ruse ku humbën jetën 29 persona dhe u dëmtua një spital për fëmijë në Kiev.
Ukraina do të kërkojë një takim në Kombet e Bashkuara për sigurinë e vendit pas sulmit rus, tha presidenti ukrainas.
Sulmi rus në kryeqytetin ukrainas sot është një nga më të këqijtë në dy vitet e luftës, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko. Pamjet që kanë dalë në dritë pas sulmit janë tronditëse.
Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan 30 nga 38 raketat ruse në sulmin e sotëm vdekjeprurës.
Forcat ruse përdorën raketa lundrimi, raketa balistike ajër-ajër dhe raketa precise një sulm të kombinuar në qytetet e Ukrainës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.