Dhjetëra të rinj durrsakë janë nisur drejt Italisë për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, Kombëtaren e Shqipërisë.
Ata janë nisur mbrëmë me traget nga porti i Durrësit për në Palermo, aty ku do të përballen dhe djemtë e De Biasit me skuadrën italiane. Kanë qenë vetë djemtë që kanë publikuar këtë foto në rrjetet sociale.
Përballja Itali – Shqipëri do të nisë në orën 20:45 në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, e cila është e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.
I urojmë suksese djemve të Kombëtares!