Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të votojë sot për akuzat që rëndojnë mbi Presidentin Donald Trump, i cili refuzoi të jetë i pranishëm në këtë seancë.
Trump do të dalë dhe përpara Senatit në muajin e ardhshëm, por në krye të kësaj dhome janë anëtarë të partisë së tij ndaj nuk ka gjasa që ata të votojnë për shkarkimin e tij.
Ai akuzohet për kërkesën për hetim të një prej kundërshtarëve të tij politik nga një palë e tretë e huaj.
Presidenti amerikan dyshohet se udhëzoi ambasadorin e tij në BE që t’i kërkojë favore politike Ukrainës në këmbim të ndihmave ushtarake dhe vizitës në Shtëpinë e Bardhë.
Deklarata e fortë është bërë nga vetë diplomati gjatë senacave hetimore për shkarkimin e Trump.





