Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës i bën thirrje Komitetit Teknik të Ekspertëve që të përfshijë në planin e vaksinimit kundër Covid edhe disa kategori të tjera biznesesh të cilat konsiderohen të rrezikuara nga virusi.

Bëhet fjalë për: 

  • Sektorin Fason
  • Sektorin Farmaceutik
  • Shërbimet Shëndetësore
  • Call Center
  • Punonjësit e Supermarketeve
  • Sektori i Transportit të Udhëtarëve
  • Sektori i Turizmit

Në kërkesën e drejtuar nga kryetari Alban Isteri më 3 mars thuhet se, përfshirja e kategorive të lartpërmendura në planin e vaksinimit, do të sillte një përmirësim të situatës së bizneseve dhe një ndikim pozitiv në ekonominë e qarkut Durrës.

KËRKESA E PLOTË

Dhoma e Tregtise dhe Industrise Durres duke marrë parasysh situatën e krijuar aktualisht pas përhapjes së virusit Covid-19, ku shumica e bizneseve të mëdha, shoqërive me kapital të huaj dhe ata të përbashkët që operojnë në Shqipëri po kalojnë në vështirësi operative lidhur me aktivitetin, prezencën fizike të personave përgjegjës dhe të bashkëpunëtorëve të tyre, gjë e cila ka ndikuar në uljen e prodhimit, të ekporteve dhe kufizimin e aktivitetit të tyre të përditshëm, 

Ka përgatitur dhe dërguar një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve Për Menaxhimin e Pandemisë Covid-19 për përfshirjen me prioritet në planin e vaksinimit si kategori më të rrezikuara bizneset si më poshtë vijon:

Sektori Fason
Sektori Farmaceutik
Shërbimet Shëndetësore
Call Center
Punonjësit e Supermarketeve
Sektori i Transportit të Udhëtarëve
Sektori i Turizmit

Megjithëse Punëdhënësit janë përpjekur në respektimin e masave anti-Covid vaksinimi i punëmarrësve të këtyre bizneseve do të luaj një rol të rëndësishëm nëse do duam të parandalojmë përhapjen e kësaj sëmundje dhe të kemi një rimëkëmbje të ekonomisë.

Është një hap i domosdoshëm, në drejtimin e duhur në përpjekje për të zvogëluar ndikimet negative shumë-dimensionale të krizës së shkaktuar nga pandemia.

Si rezultat i këtij plani vaksinimi me prioritet për këto biznese, do të kishim një përmirësim të situatës së bizneseve dhe një ndikim pozitiv në ekonominë e Qarkut Durrës

Kryetari

Alban Isteri