11 maj 2015 –Dhoma e Tregtisë Durrës është organizatore e Edicionit të XV të Forumit të dhomave të tregtisë Adriatik-Jon.
Tema e këtij edicioni është ‘Sipërmarrja në skenarin e ri të Makrorajonit Adriatik-Jon’. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të 40 dhomave të tregtisë nga vende të tilla si Italia, Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Greqia.
Gjithashtu do të marrin pjesë edhe autoritete të larta europiane si Rodolfo Gianpieri President i Forumit AIC, Ferruccio Dardanello president i Union Camera të Italisë, ministri shqiptar Arben Ahmetaj, Velimir Mijushkovic President i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë të Malit të Zi etj.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





