Pedagogu i Kriminalistikës, Ervin Karamuço foli lidhur me dhunimin brutal të 22-vjeçares keniane në Tiranë, bëri me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 gusht dhe është proceduar mbi një muaj me vonesë, më 22 shtator.

Karamuço zbuloi se vajza është gjetur e zhveshur në vendngjarje, çka lë vend për dyshime se mund të kemi të bëjmë me sulm seksual. 

Karamuço duke folur në MCN Live, zbuloi se vajza e cila punonte si coupier-e në një kazino, është deklaruar si punonjëse në muajin korrik dhe gjatë kthimit në banesë shoqërohej me makinë.


Vazhdon të vishet me mister, flitet shumë pak nga ana e institucioneve, nuk jepen me transparencë të plotë të dhëna bazike dhe kjo krijon dritë-hije mbi rolin e institucioneve. Ka të dhëna të fundit se kjo shtetase që dergjet në Spitalin Ushtarak ka hyrë në Shqipëri në muajin maj. Në mes të muajit korrik është deklaruar si punonjësve në një prej kompanive që merret me lojërat e fatit në zonën e liqenit. Ka pasur profesion si croupier-e, shpërndarje të letrave në kazino. Nuk ecte në rrugë, ambientimi në rrugët e Tiranës ka qenë i pamundur pasi kishte vetëm pak kohë. Shoqërohej me makina gjatë turneve të natës, me punonjës të tjerë. Në 13 gusht gjendet poshtë banesës së saj. Ai shoferi që përmend nëna, dyshohet se i përcillte në banesa. Është një person që mund të dyshohet, por janë hetimet që do ta vendosen. Ka informacione se viktima është gjetur në kushte të pamjes së jashtme të papërshtatshme që lë dyshime për seksual. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, regjistrimi i veprës penale është në 20 shtator. Procedimi për plagosje të rëndë me dashje është një muaj e gjashtë ditë më pas. Se çfarë ka ndodhur nuk e di? Procedimi është i datës 22 shtator. Nuk e di a ka faj Prokuroria apo Policia, duhet hetuar nga AMP. Të bëhet publike pse është vonuar referimi i veprës penale në Prokurori.  Është dyshuar si sulm seksual dhe vdekjeprurës që në momentin kur ka vajtur në vendngjarje Policia e Shtetit.  

Karamuço zbuloi se vajza është gjetur e zhveshur në vendngjarje, çka lë vend për dyshime se mund të kemi të bëjmë me sulm seksual. 

Karamuço duke folur në MCN Live, zbuloi se vajza e cila punonte si coupier-e në një kazino, është deklaruar si punonjëse në muajin korrik dhe gjatë kthimit në banesë shoqërohej me makinë.


Karamuço tha se ka shumë gjëra që nuk shkojnë sa i takon zbatimit të Kodit të Procedurës Penale.

Ai shtoi se dyshohet për dy, tre, autorë, ndërsa vuri në dukje se duhet të hetohen edhe persona me detyra shtetërore.