Tre huliganët rusë të përfshirë në episodet e dhunës disa ditë më parë në Marsejë, janë dënuar respektivisht me 12, 18 dhe 24 muaj burg si dhe iu është ndaluar hyrja në territorin francez për më shumë se dy vjet.

Tre rusët që i përkasin moshës 28 deri në 33 vjeç, bënin pjesë në grupin prej 43 huliganësh që u ndaluan të martën nga dalja e hotelit të tyre në periferi të qytetit të Kanës, ndërkohë që po niseshin për qytetin e Lille.