Këtë të premte, në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, ka zbuluar detaje në lidhje me hetimet për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.

Teksa kanë kaluar më shumë se gjashtë javë nga ngjarja e rëndë, tre prej agresorëve ende mbeten në kërkim.

Vocaj zbuloi se autoritetet kanë zgjeruar kërkimet e tyre në të gjithë vendin, për arrestimin e dhunuesve.

“Ne siç kemi njoftuar, Policia e Tiranës për ngjarjen e Mëngjesit ka kryer veprime të shpejta hetimore dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve kryesore. Vazhdojnë kërkimet për kapjen e personave të tjerë, kërkimet tona kanë qenë në Tiranë, kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë dhe shpresojmë se do kemi rezultate konkrete të shpejta që të çojnë në arrestimin dhe vënien para përgjegjësisë edhe të këtyre individëve”, u shpreh Vocaj.